Ballina Bota Urdhri i ri ekzekutiv, Trump vendos tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat...

Urdhri i ri ekzekutiv, Trump vendos tarifë 100 mijë dollarëshe për vizat e punëtorëve të huaj dhe krijon ‘kartën e artë’

34
0

Në proklamatë, Trump theksoi se programi është abuzuar prej kohësh dhe se hyrja do të kufizohet nëse pagesa nuk kryhet. “Njëqind mijë dollarë në vit për vizat H-1B, dhe të gjitha kompanitë e mëdha janë dakord.

Trajnoni amerikanët, ndaloni së sjelluri njerëz për të na zënë vendet e punës”, deklaroi presidenti, i shoqëruar në Zyrën Ovale nga Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick.

Kritikët paralajmërojnë se masa do të dëmtojë rëndë bizneset e vogla dhe startup-et, të cilat nuk kanë mundësi të përballojnë kosto kaq të larta. “Kjo mund të jetë një gozhdë në arkivol për shumë kompani të vogla,” tha Tahmina Watson, avokate për emigracion. Jorge Lopez, ekspert në të drejtën e punës, theksoi se tarifa do të frenojë konkurrencën amerikane dhe mund të shtyjë disa kompani të transferojnë operacionet jashtë SHBA-së.

Në të njëjtën ditë, Trump nënshkroi edhe një urdhër tjetër për krijimin e një “karte të artë” që do të përshpejtojë procesin e vizave për emigrantët që paguajnë tarifa fillestare prej 1 milion paundësh.

Aktualisht, programi H-1B është i kufizuar në 85,000 aplikime në vit, ndërsa tarifat ekzistuese arrijnë rreth 1,500 dollarë. Vitin e kaluar, përfituesit më të mëdhenj të vizave ishin gjigantët e teknologjisë si Amazon, Tata, Microsoft, Meta, Apple dhe Google.

Vendimi i fundit pritet të shkaktojë reagime të forta në industri dhe veçanërisht në Indi, vendi më i madh burimor i aplikantëve për H-1B.