Ballina Kulturë Vet me vete

Vet me vete

28
0

Nga Lis Bukuroca 

Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk respektojnë ligjin,

atëherë shteti le t’i paguajë, si deri tani,

muaj për muaj,

sepse janë atdhetarë të bukur

dhe rrënues të suksesshëm të shtetit ligjor.

Por na duhen edhe spitale speciale,

shkolla e fakultete speciale,

dhe mbi të gjitha politikanë specialë.

E pse jo, aty-këtu edhe dashnore apo dashnorë specialë,

kur e kërkon nevoja.

Nëse nuk mjaftojnë,

atëherë na duhet një popull special,

ose një edukatë speciale,

që të mos e konsiderojmë më patriot atë që vjedh shtetin,

sepse absurdi është shndërruar në normalitet.

Hajvanati ka braktisur stallën

dhe po merret me politikë,

ose shihet duke shqelmuar nëpër debate televizive.

Vjedhjen e konsiderojnë akt patriotik

japin leksione morale,

hajdutët mbrohen publikisht,

kurse dashnorët e tyre çarten si kafshë për ta,

në televizion.

Sidoqoftë, nëse populli refuzon specializimin,

bëjani jetën të pajetueshme në atdhe

dhe dërgojeni në specializim në Perëndim;

kështu vdes atje së paku i specializuar!

Ai që u financoi lirinë,

që ju mbajti dhe ju mban gjallë,

ju, si popull – pasqyrë speciale

e prokurorisë atdhetare,

duhet ta shani!

Me Gërrnaç!

Shani e përqeshni edhe fëmijët e tyre.

Mirëpo, tregojuni atyre fëmijëve pikë së pari:

si mbarohet shkolla fillore pa njohur shqipen?

Në Perëndim nuk është e mundur

ose dërgohet në shkollë speciale.

Si kritikohen fëmijët jashtë,

që nuk e flasin mirë gjuhën amtare,

duke u arsimuar në gjuhë të huaj

e jo ju, që jetoni aty,

e flisni si rrugaçë në teklevizion?

Si e mbaruat shkollën fillore,

të mesme e fakultetin?

Apo më mirë, sa kushtoi diploma?

Shani!

E meritojnë, sepse këta, këtu,paratë ua vjedhin fëmijëve të vet

dhe ua dërgojnë juve atje.

Ka edhe një shpresë, të fundit:

Diellas i duhen shumë kolege.

Se me një lule nuk çel pranvera,

as dimri nuk vjen me një fjollë bore…