Ballina Politika Zyrtare/ Yuri Kim shkarkohet nga puna mes akuzave: Pensionohet 53 vjeç nga...

Zyrtare/ Yuri Kim shkarkohet nga puna mes akuzave: Pensionohet 53 vjeç nga frika e hetimit

0
48

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është larguar nga detyra e saj në Departamentin e Shtetit, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë dhe të diskutueshëm të karrierës së saj diplomatike.

Emri i saj u bë i njohur në Shqipëri jo vetëm si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, por sidomos për ndërhyrjet e shpeshta dhe jashtë tagrit të saj në politikën e vendit.

Për opinionin publik shqiptar, Yuri Kim u perceptua si një zëdhënëse e interesave të George Soros dhe rrjetit të tij ndërkombëtar, duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës dhe duke goditur kundërshtarët politikë të saj.

Gjatë mandatit në Tiranë, Yuri Kim u përfshi hapur në debate politike të brendshme, duke dhënë deklarata që shpesh kapërcenin kufijtë e neutralitetit diplomatik.

Kritikat më të mëdha ndaj saj lidhen me presionin e ushtruar mbi opozitën, që u konsiderua ndërhyrje në proceset demokratike të Shqipërisë.

Edhe pse Departamenti i Shtetit e ka paraqitur largimin e saj si pjesë e një tranzicioni të zakonshëm drejt pensionit, media të shumta kanë raportuar se ndaj saj janë hapur hetime të brendshme për shkelje administrative dhe konflikt interesi. Për shumë shqiptarë, ky epilog shihet si një “fund i merituar” për një ambasadore që në vend të forcimit të demokracisë, u bë palë me pushtetin dhe aktore në dobësimin e opozitës.