Roma triumfon 0-1 ndaj Lazios, në derbin e kryeqytetit. Ekipi i Gasperinit mbylli pjesën e parë në avantazh, pas golit të Pellegrinit në minutën e 38-të. Mesfushori ia doli që të çojë topin në fundin e rrjetës, pasi u shërbye nga Soule.
Në pjesën e dytë, lacialët provuan që të bënin diçka, pa rezultat, madje mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Belahyan, 4 minuta nga fundi. Pavarësisht 6 minutave shtesë, asgjë nuk ndryshoi deri në fund, me Romën që merr 3 pikë.