Ballina Kronika Gjobitet restoranti në zonën e Golemit, fshehu 590 mijë euro të ardhura...

Gjobitet restoranti në zonën e Golemit, fshehu 590 mijë euro të ardhura për 5 vite

90
0

Administrata Tatimore ka penalizuar një bar-restorant në zonën e Golemit në Durrës, pas një inspektimi të Task Forcës së Terrenit që konfirmoi shkelje të rënda të ligjit tatimor.

Në kuadër të kontrollit për një treg rregullt, të formalizuar dhe të barabartë, për zbatimin e Planit të Turizmit, përmes analizës së riskut, u evidentua 590 mijë euro të ardhura të fshehura (2020–2025) dhe një sërë shkeljesh tatimore, si mall pa faturë, moslëshim autofature, moslëshimi i faturës për klientët dhe punonjës të padeklaruar.

Gjatë inspektimit subjekti iu sekuetrua dhe 2 pajisje kompjtuerike nga të cilat u evidentuan shkeljet e mësipërme.

Sipas Administratës Tatimore, këto veprime përbëjnë shkelje të drejtpërdrejta të ligjit dhe penalizimi i subjektit është pjesë e masave për të luftuar informalitetin, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Kjo nismë është në linjë me strategjinë kombëtare për formalizimin e sektorit turistik, ku objektiv kryesor mbetet garantimi i konkurrencës së ndershme dhe mbrojtja e të ardhurave publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj rasteve të kësaj natyre dhe se do të vijojnë ndërhyrjet e fokusuara për të goditur subjektet që operojnë jashtë kuadrit ligjor.

Tatimet ftojnë bizneset të respektojnë ligjin dhe të përmbushin detyrimet, për të shmangur masat që vijnë nga moszbatimi i tij.