Charli XCX dhe muzikanti i The 1975, George Daniel, kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë me një ceremoni madhështore në Siçili të dielën, pas martesës intime që kishin bërë në Londër gjatë muajit korrik.
Në stilin e saj tipik “party girl”, dasma u kthye në një festë të zjarrtë: Charli mori mikrofonin dhe u ngjit në DJ decks, e veshur vetëm me të brendshme, duke ndezur atmosferën për të ftuarit.
Në fotografitë që artistja ndau në Instagram të enjten, ajo shihet duke u argëtuar me miqtë e saj, përpara se festa të zhvendosej në një afterparty të mbushur me muzikë, alkool dhe energji nate.
Ndërkohë, Matty Healy nga The 1975 shtoi spektaklin me një crowdsurfing mes të ftuarve, duke e kthyer këtë dasmë në një “rave” të vërtetë mes yjeve dhe miqve të ngushtë.