Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut.
Në një fotogaleri të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe dashurinë e palëkundur që diaspora ruan për vendlindjen:
“Filluam vizitën në SHBA me një takim të përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen”