Zjarr i madh ka përfshirë pyjet në zonën e Baldushkut, duke shkaktuar dëme të mëdha në natyrë dhe ekonominë lokale.
Flakët kanë kapluar ullishtet, duke djegur ullinj shekullorë me vlerë të jashtëzakonshme historike dhe ekologjike. Ngjarja ka zemëruar banorët dhe komunitetin.
NJOFTIM NGA KOMUNITETI NË BALDUSHK/ THIRRJE PUBLIKE
Fshati i vjetër Kakunje, Njësia Administrative Baldushk – Tiranë
Zjarr i përmasave të frikshme ka përfshirë zonën e fshatit të vjetër, duke shkaktuar dëme të rënda natyrore dhe ekonomike.
Dëmet janë të pallogaritshme:
Djegie e ullishtave dhe ullinjve shekullorë.
Shkatërrim i bletarive, duke dëmtuar shumë familje.
Humbje të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe kulturat sezonale.
Bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse:
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Të ndërmarrin menjëherë:
Hetim të shkaqeve të zjarrit.
Masat emergjente për ndihmë dhe kompensim të banorëve.
Plane afatgjata për mbrojtjen dhe rikuperimin e mjedisit.
Solidaritet me banorët e prekur dhe falënderime për forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët që punuan pa ndërprerje.