“Trajneri i Vitit” është shpallur Luis Enrique.
Pas një viti fantastik me ekipin e tij, Paris Saint-Germain, tekniku spanjoll fitoi këtë trofe personal.
Sigurisht që kulmi ishte triumfi në UEFA Champions League.
Vlen të përmendet se trajneri i PSG-së nuk ishte prezent në sallën e ceremonisë për të tërhequr personalisht trofeun “Johan Cruyff”.