Ballina Kronika GJKKO pushon kërkesën, Eria Ago mbetet në burg, avokatët munguan pa arsye

GJKKO pushon kërkesën, Eria Ago mbetet në burg, avokatët munguan pa arsye

39
0

Gjykata e Posaçme pushon kërkesën e Eria Agos, ish-partneres së Safet Bajrit, për zëvendësim të masës së sigurisë, pasi avokatët e saj munguan në proces pa pasur një shkak të ligjshëm. Eria Ago dyshohet për akuzën e përkrahjes së autorëve të krimit, pasi sipas SPAK ka ndihmuar ekzekutorët e Fatbardh Licit për t’u larguar nga vendi i krimit pas atentatit mafioz. Për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 janë vënë në pranga Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje mes fiseve Bajri e Lici.