Ballina Politika “Gjushi është si urith”/ Berisha: Dako u dërgua në qeli të flejë...

“Gjushi është si urith”/ Berisha: Dako u dërgua në qeli të flejë me Veliajn, i bëj thirrje të mos spiunojë

47
0

Në konferencën për mediat, Sali Berisha shënjestroi edhe ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili u rikthye në burg pas vendimit të Apelit të GJKKO, ku i duhej të kryente edhe 10 ditë burg. Dako u dërgua dje në burg për shkak se ndodhej i shtruar në spital, ndërsa do duhet të bëjë dhe 5 ditë burg.

Kreu i PD hodhi akuza se ai është dërguar vetëm për t’i dhënë informacione Veliajt.

“Mbrëmë Veliaj ka fjetur me Gjushin në qeli. E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai. Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre. Do të respektohen të gjithë rregullat.

Se Gjushi është si urith. Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner. Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty. Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është…”, tha Berisha.