Ballina Bota Hyrja e shtetasve të huaj për në SHBA, mjekët do të përjashtohen...

Hyrja e shtetasve të huaj për në SHBA, mjekët do të përjashtohen nga tarifat nëse sigurojnë vizë pune

43
0

Mjekët mund të përjashtohen nga tarifat për të marrë një vizë pune në SHBA dhe kjo po shqyrtohet nga administrata e Trump.

Shtëpia e Bardhë njoftoi disa ditë më parë se do të vendoset një tarifë prej 100,000 dollarësh për të huajt që duan të sigurojnë një vizë H-1B (kryesisht për shkencëtarë, inxhinierë, programues dhe persona të tjerë me kualifikime të veçanta) për të punuar në SHBA, megjithatë, do të ketë disa “përjashtime rast pas rasti” nëse konsiderohet se është në “interes kombëtar”.

Mjekët mund të përfshihen në këto përjashtime, raportoi një gazetar i Bloomberg në një postim në platformën X, duke cituar zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers.