Gara e Koçiut për të tejkaluar paraardhësit e saj në propagandë ishte dukshëm e fituar prej saj në aspektin qesharakëzimit.
Por sikur mos mjaftonte gallata me shkarkimin e zëvendësit, Koçiu ka reaguar menjëherë pasi lajmi u publikua me tone kritike te Syri dhe, “në vend të vinte vetulla, zonja ministre ka nxjerrë sytë”.
Në një reagim me 5 paragrafë, Koçiu ka shkëlqyer si analabete me fjalë shqipe bazike të cilat dukshëm nuk ia ka haberin se si shkruhen.
Më poshtë teksti skandaloz i reagimit të Koçiut:
Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendës ministrit.
Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.
Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet , por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si ministria e punëve të brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.
I siguroj të gjithë qytetarët që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë po me qëndrimet parimore që ata me plot të drejtë presin prej nesh.
Këtu gjeni se si duhet të shkruajë një ministër gjuhën shqipe:
* “lidhur me largimin e zëvendës ministrit.” Forma e saktë është zëvendësministrit (bashkë).
* “nga një bashkatdhetari ynë” Forma e saktë është bashkatdhetar (pa “-i” në fund, sepse është kallëzore).
* “Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.” Forma e saktë është i komunikova → në fakt këtu është drejt, por ka mungesë rregulli në përdorimin e “zv.ministrit” që duhej zëvendësministrit (bashkë).
* “Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet ,” Nuk vihet hapësirë para presjes. Pra: mirëkuptohet,
* “por të pish cigare brenda në lokal” Forma më e saktë është brenda lokalit (jo “brenda në lokal”).
* “një shkelje e pajustifikueshme e ligjit.” Në normë thuhet shkelje e pajustifikueshme ligji ose shkelje ligjore.
* “bashkëatdhetarin” (më poshtë) Duhet të shkruhet bashkatdhetarin (pa ë mes “bashkë-”).
1. zëvendës ministrit → zëvendësministrit
2. bashkatdhetari → bashkatdhetar
3. zv.ministrit → zëvendësministrit
4. mirëkuptohet , → mirëkuptohet,
5. brenda në lokal → brenda lokalit
6. bashkëatdhetarin → bashkatdhetarin