Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.
Shtetasi Skerdi Mehmetaj ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje.
“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Skerdi Mehmetaj, 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”, thuhet në informacionin paraprak të shpërndarë nga Policia e Vlorës.







