Ballina Kulturë Supermodelja sjell në jetë beben nr.3, zbulon gjininë dhe emrin

Supermodelja sjell në jetë beben nr.3, zbulon gjininë dhe emrin

42
0

Supermodelja Karlie Kloss është bërë nënë për herë të tretë!

Ylli i pasarelave dhe Joshua Kushner kanë mirëpritur një vogëlushe në familjen e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar edhe emrin e bebes.

“Mirë se erdhe në botë Rae Florence, 09.18.2025”, duke bërë me dije se vajza ka lindur vetëm para pak ditësh.

Ish-engjëlli i Victoria’s Secret e ndau në mars lajmin e shtatzënisë duke shfaqur barkun.

Ajo dhe Kushner kanë dy djem më të mëdhenj, Levi dhe Elijah, të cilët kanë lindur përkatësisht në mars 2021 dhe korrik 2023.