Ballina Aktualitet Florenc Spaho dha dorëheqje, drejtimin e QSUT e merr Anxhela Paparizo. Në...

Florenc Spaho dha dorëheqje, drejtimin e QSUT e merr Anxhela Paparizo. Në vitin 2008 emigroi në Kanada

0
75

Ish-deputeti i PS, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i QSUT, pasi mbajti këtë post për 2 muaj.

Spahon pritet që ta zëvendësojë Anxhela Paparizo. Ajo jeton prej kohësh mes Shqipërisë dhe Kanadasë, ndërsa ka mbajtur poste të rëndësishme dhe më herët.

Paprizo2

E diplomuar për Histori dhe Gazetari, Paparizo ka mbajtur disa pozicione drejtuese në Bashkinë e Tiranës.

Aktualisht ajo udhëheq departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e qytetit të Burlington, në Ontario.

Anxhela Paparizo emigroi drejt Kanadasë në vitin 2008.