Ballina Bota “Jam bllokuar në trafik se po kalon ti”, Policia e SHBA “ndalon”...

“Jam bllokuar në trafik se po kalon ti”, Policia e SHBA “ndalon” Macron në rrugë, presidenti telefonon Trump

70
0

Presidenti francez Emmanuel Macron u bllokua për një moment nga policia në rrugët e New York City për shkak të kalimit të autokolonës së Donald Trump, sipas pamjeve të Brut.

Ai sapo kishte njoftuar njohjen e Shtetit të Palestinës kur makina e tij u ndalua nga policia në një kryqëzim, për shkak të mbylljes së rrugës për eskortën e presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur mes masave të rrepta të sigurisë në qytet, ndërsa të dy liderët ndodheshin në New York.

Sipas Le Parisien një oficer policie i ndalon kalimin: “Më vjen shumë keq, z. President, gjithçka është bllokuar aktualisht”, shkaku është prania e një “karvani”, sigurisht ai i Donald Trump.

Macron del nga automjeti dhe, me humor, i telefonon direkt Trump-it, duke i thënë:

Si je? Po pres në rrugë, jam bllokuar në trafik sepse gjithçka është e mbyllur për shkakun tënd.”

Sipas mediave franceze, ngjarja ka ndodhur mes masave të rrepta të sigurisë në qytet, ndërsa të dy liderët ndodheshin në New York.