Ballina Ekonomia Kompania që ndërtoi ishujt e Lusailit në Dubai mbërrin në Shqipëri

Kompania që ndërtoi ishujt e Lusailit në Dubai mbërrin në Shqipëri

0
57

Kompania arabe e cila ka ndërtuar ishujt e famshëm artificial në qytetin e Lusailit ka hapur degë në Shqipëri. Dega e Urbancon Trading and Contracting është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 15 shtator me një objekt të gjerë aktiviteti, që nga ndërtimi, energjia e deri tek biznesi i marinave.

Urbacon Trading and Contracting është një kompani me qendër ndërkombëtare, e cila ka aktivitet global. Kjo kompani ka realizuar disa projekte ikonike si ishujt artificialë të Lusailit por edhe kompleksi Waldorf Astoria në Maldive.

Ishujt e Lusailit

Një muaj më parë Urbacon nënshkroi një kontratë prej 4 miliardë dollarësh me qeverinë e Sirisë për të rindërtuar dhe shfrytëzuar aeroportin e Damaskut.

Kompania që ndërtoi ishujt e Lusailit në Dubai mbërrin

Waldorf Astoria ne Maldive

Urbacon është pjesë e grupit Power International Holding, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat. Ky grup përbëhet nga rreth 28 kompani dhe ka një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë dollarësh.

Kompania që ndërtoi ishujt e Lusailit në Dubai mbërrin

Nuk dihet se cilat janë qëllimet e Urbacon në Shqipëri. A është ky grup në diskutime me qeverinë për ndonjë kontratë të madhe publike, apo synimi janë investimet private?

Urbacon është kompania e dytë e madhe me bazë në Qatar që mbërrin në Shqipëri, pas Eagle Hillsit të Alabbarit.