Ballina Politika Më shumë se e turpshme/ Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan...

Më shumë se e turpshme/ Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan Ndoja, duke darkuar me Troplinët! Video

750
0

Redaksia e Alfapress.al ka siguruar një video eksluzive, e cila tregon qartë dhe egër, se si “Foltorja”, “Rithemelimi”, “PD”, Sali Berisha, “Rilindja”, “PS”, Edi Rama dhe gjithë enturazhi i krimit të organizuar në Shqipëri, janë NJË.

Në videon e mëposhtme, e cila mësohet se i përket periudhës para zgjedhjeve të 11 majit, shihet qartë që në një darkë konfidenciale në një dhomë të mbyllur tradicionale, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, ish-prokurori të cilit ju bë atentat me eksponentin e krimit, “Rumi i Shijakut”, (Aleksandër Laho) dhe Troplinët, të cilët tashmë janë goditur nga SPAK dhe Antimafia italiane si një organizatë e madhe kriminale, po darkojnë në mënyrë konfidenciale dhe mafioze.

Ndërkohë që Sali Berisha trullos çdo ditë demokratët me klithma kundër “Ramaduros” dhe “Narkoshtetit”, ish-prokurori, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i djalit të tij, Shkëlzen Berisha, i cili e futi deputet të sigurt, na del si bashkëpunëtor i vëllait të kryeministrit, i cili akuzohet nga Berisha si i lidhur me organizatat e kokainës, që nga historia e Laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Kjo darkë e “Rithemelimit” (PD) me “Rilindjen” (PS), tregon më së miri se si funksionon dhe vazhdon të drejtojë Shqipërinë në mazhorancë dhe opozitë, “Trekëndëshi i Bermudës”, i denoncuar nga Lulzim Basha./Alfapress.al