Ballina Europë Një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë fluturoi ulët mbi Moskë...

Një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë fluturoi ulët mbi Moskë për t’i shpëtuar dronëve ukrainas

32
0

Një nga aeroplanët më të mëdhenj të mallrave në botë fluturoi në një lartësi tronditëse të ulët për të shmangur një tufë dronësh ukrainas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antonov-124 i ministrisë së mbrojtjes ruse i habiti banorët ndërsa fluturoi ulët mbi ndërtesa apartamentesh drejt aeroportit Vnukovo në Moskë.

Manovra ishte për të shmangur dronët kamikazë ukrainas, të cilët kishin në shënjestër Moskën gjatë natës dhe në mëngjes, duke shkaktuar kaos në fluturim.

Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi shumë nga dronët pa pilot që po vinin në një nga sulmet më të mëdha ukrainase ndaj kryeqytetit të Vladimir Putinit që nga fillimi i luftës.

Një shpërthim në një parking makinash në Reutov – rreth 15 kilometra në lindje të Kremlinit – u raportua në një natë të rrallë “kur lufta erdhi në Moskë”.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse Antonov kishte qenë duke u ulur ose duke u ngritur nga Vnukovo.

Siç vënë në pah mediat, ka vetëm 57 aeroplanë të tillë në botë, të përdorur për mallra për arsye komerciale dhe private.

Ndërkohë, thuhet se qendra kryesore ajrore ndërkombëtare e qytetit, Sheremetyevo, u detyrua të pezullonte nisjet dhe mbërritjet, ashtu si edhe aeroportet në Kazan dhe Nizhnekamsk.

Drama në Moskë ndodhi ndërsa aeroportet kryesore në Evropën veriore u përballën me ndërprerje për shkak të dronëve që fluturonin mbi aeroportet kryesore në Kopenhagen dhe Oslo.

Ndërkohë, Rusia ka organizuar sulme të reja shkatërruese në të gjithë Ukrainën, duke vrarë civilë.

Sulmet e fundit vijnë ndërsa Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky do të takohen më vonë sot në Nju Jork.