Ballina Politika PD çon “Diellën”dhe Rregulloren e re të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese

PD çon “Diellën”dhe Rregulloren e re të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese

92
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar dy padi në Gjykatën Kushtetuese.

Mësohet se PD kërkon të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit si edhe të shfuqizohet dekreti i ministres virtuale “Diella”.

Mësohet se Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.