Ballina Kronika Petrit Qoli përplaset me Skerdi Tasen: A je ti vrasësi i deputetit...

Petrit Qoli përplaset me Skerdi Tasen: A je ti vrasësi i deputetit të PS, Fatmir Xhindi?

19
0

Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”, nga avokatët e të pandehurve të tjerë.

Gjatë seancës, Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ku në një prej tyre e pyet nëse është ai personi që qëlloi në drejtim të deputetit të asaj kohe, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti i PS, u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij dhe ende ngjarja është e pazbardhur.

Petrit Qoli, pyet Tasen: “Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë?

A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?”, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj!

Ndërkaq pas kësaj pyetjeje, Gjykata i refuzoi Tases përgjigjen për pyetjet.