Ballina Politika Rama vijon me elozhe për Diellën, por ministrja virtuale po tregon paaftësi...

Rama vijon me elozhe për Diellën, por ministrja virtuale po tregon paaftësi që në ditët e para

96
0

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish punën që do të ndërmarrë ministrja virtuale e kabinetit qeveritar, Diella. Në një konferencë të oraganizuar në Vienë, ai tha se Diella do t’u ofrojë disa shërbime qytetarëve, të cilët do të jenë në një farë mënyre ‘shefi i saj’.

Por përtej elozheve të kryeministrit, Diella po tregon paaftësi që në ditët e saj të para. Kjo u pa dje ku në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, ishin fshirë një pjesë e madhe e databazës historike të tenderave.

Ndërkoh sot për disa orë nuk punoi as Regjistri i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Pra, nëse Diella do të vazhdojë me këtë rritëm që e ka nisur, gjasat janë që të shërbejë më keq se një ministër njeri. Për më tepër nuk ka SPAK që ta marrë nën hetim apo t’i kërkojë llogari. Vetëm nëse në enër të saj të përgjigjet kryeministri që është dekretuar nga presidenti për ta vënë në funksion këtë ministri.