Ballina Kronika Sherr me thika mes dy infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri...

Sherr me thika mes dy infermierëve në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, plagoset njëri prej tyre

32
0

Dy infermierë janë konfliktuar në spitalin Shefqet Ndroqi.

Burime thonë se ka qenë një konflikt për arsye banale.

Njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës.

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.