Ballina Politika Shkarkimi i Veliajt, Teliti i PD: Të hapet gara për zëvendësimin e...

Shkarkimi i Veliajt, Teliti i PD: Të hapet gara për zëvendësimin e tij

86
0

Pas përfundimit të seancës së Këshillimit Bashkiak, ku u vendos shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, anëtari i këshillit Bashkiak të Tiranës Dotian Teliti ka deklaruar se Veliaj mori atë që meritoi.

“Duhet të ndiqet menjëherë procedura ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave dhe të hapet menjëherë gara për zëvendësimin e Erion Veliajt. Sot Erion Veliaj mori atë që meritoi, atë që do të mbjellësh, do të korrësh.

Mbolli urrejtje, korrupsion dhe gaz lotsjellës, të moshuarve 80-vjeçe dhe foshnjave. U shkarkua dhe që nga ky moment ai nuk është më kryetar.

Ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët dhe për ne, që kemi bërë shumë beteja dhe kemi bërë çmos që të ja arrinim kësaj dite”, deklaroi Teliti.

Ndërsa i pyetur mbi veprimet ligjore të Veliajt, Teliti tha se ai mund të bëjë çfarë të dojë, por nga ky moment është i shakarkuar.

“Erion Veliaj mund të bëjë cfarë të dojë, por që nga ky moment është i shkakruar nga detyra”, tha ai.