Dikur një nga vendet më pak të dëshiruara për të investuar apo jetuar, por sot Shqipëria është bërë një nga destinacionet më pak të shtrenjta dhe vend i preferuar për të investuar, sidomos nga italianët. Në vendin tonë janë 5500 sipërmarrje italiane apo që kanë një ortak nga ky shtet në kompaninë e tyre. E ndërkohë, vetëm në Tiranë janë rreth 20.000 italianë që jetojnë dhe punojnë.
“Nga turizmi te energjia e rinovueshme dhe gastronomia. Këto janë fushat me potencial të madh për të investuar. Përfaqësues të biznesit italian që kanë çelur aktivitet në Shqipëri, tregojnë se fitimi është i lartë. Sipas të dhënave, interesi është shumë i lartë për të hapur biznese italiane gjatë 2025, ndërkohë pritshmëritë janë janë edhe më të larta gajtë vitit të ardhshëm” – thotë Alida Lula, gazetare, kryeredaktore e SCAN në materialin kushtuar prezencës së investimeve italiane në vendin tonë.
Giovanni Vinciguerra, ka disa muaj që ka hapur biznesin e tij në Tiranë me një nga brandet më të njohura në gastronomi, dhe sipas tij aktivitetin do ta zgjerojë edhe në jug të vendit.
“Prej 4 muajsh, kam hapur biznesin në Tiranë. Kam sjellë brand të njohur të kuzhinës, i cili është autentik nga Napoli. Shqiptarët më kanë pritur shumë ngrohtë. Është një brand që është i pranishëm në shumë vende të zhvilluara, në Tokyo, Dubai, Paris etj, e tani edhe në Tiranë. Kur ne hapëm këtë biznes, klientët këtu na pritën shumë mirë. Tirana është tashmë në qendër, sepse ka aeroportin në zhvillim dhe kemi plan që ta zgjerojmë aktivitetin tonë edhe në jug të Shqipërisë. Jam me origjinë nga Napoli, kam disa kohë këtu dhe dëshira ime ishte për të sjellë një produkt të vërtetë napolitan. Tani e kam kompletuar, dua të investojmë më tej në bregdet, sepse gjatë verës ka shumë turistë sidomos në Vlorë e Sarandë. Fillimi ishte një sfidë, por kemi një objektiv që njerëzit t’i njohin më shumë produketet tona, ne kemi mbi 70 filiale dhe këtë brand ta zhvillojmë. Në Shqipëri, jam ndier mirë, shqiptarët janë pak më të mprehtë për të mësuar gjuhët e huaja. Unë e kam mësuar vetë disi shqipen dhe dua ende ta perfeksionoj. Deri tani jemi të kënaqur me fitimin” – thotë Giovanni Vinciguerra, sipërmarrës italian.
Të rinjtë, sipërmarrësit dhe pensionistët italianë e zgjedhin si një vendbanim të ri, pasi e shohin Shqipërinë një vend në kërkim të mundësive të reja për të investuar. Hapja e sipërmarrjeve, ka ndikuar në punësimin e shumë personave, madje nuk mungojnë edhe shërbimet dhe konsulenca që këto biznese ofrojnë
“Tek kompania italiane ku unë punoj, japim konsulencë jo vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik. Bashkëpunimet kanë qënë të shumta edhe me organizatat ndërkombëtare me një objekt kryesor, mbrojtjen e të dhënave personale, po ashtu certifikimi ISO dhe siguri në punë. Kjo eksperiencë e sukseshmenë Itali, ka qënë arsyeja që bizneset dhe sektori publik të përfitojë nga kjo konuslencë dhe të marrë të gjitha benefitet e ligjislacionit. Pritshmëritë janë optimiste. Aktivitetei është duke u zgjeruar, duke dhënë konsulencë edhe tek investimet në Shqipëri, sepse në Shqipëri është ligji për mbrojtjen e të dhënave personale që është pjesë e direktivës së BE, dhe kjo e ka favorizuar konsulencën tonë dhe është pritur mirë. Pritshmëritë janë të larta dhe shohim interes nga kompanitë shqiptare për mënyrën si do implementohet konsulenca dhe ligji ‘’124” – thotë Marseda Aliaj, konsulente në një biznes italian.
Shkëmbimet tregtare tregojnë se mban peshë kryesore sektori i tekstileve e më pas sektori agroushqimor i ndjekur nga makineritë dhe pajisjet. Shifrat ‘flasin’ se investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme nga Janari në muajin Mars, arritën në 104 milionë euro nga 84 milionë euro vjet në të njëjtën periudhë. Sektori i dytë me vlerën më të madhe të investimeve është ai i aktiviteteve financiare dhe sigurimit me 75 milionë euro me rritje të lehtë në raport me një vit më parë. Më pas është industria nxjerrëse me 51 milionë euro të investuara.
“Italia është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë, duke u renditur si investitori i dytë më i madh në vend. Aktualisht investimet italiane kapin shifrën e mbi 1.7 mld eurove. Po përse italianët zgjedhin të investojnë në Shqipëri? A është krahu i lirë I punës, afërisa gjeografike, potenciali dhe klima e të bërit biznes? Cili është roli i Dhomës së Biznesit Italo-Shqiptar dhe koontributi që po jepet’’ – thotë gazetarja Alida Lula.
Neritan Alku përfaqësuesi i kësaj Dhome, tregon se gjithnjë e më shumë italianët po investojnë në Shqipëri.
“Intersi i italianëve është te fasoneria, gastronomia, agro-turizmi e agro-përpunimi. Dëshira e tyre vjet në rritje, konuslenca është e vazhdueshme. Ne bëjmë orientimin tonë si Dhomë. Taksat janë më të ulëta në Shqipëri dhe krahu i punës është më i lirë. Por, potenciali që ka Shqipëria është në rritje, janë 3 sektorë inovativ. Vetë biznesi italian duke marrë parasysh këto idikatorë dhe duke qënë se Shqipëria është bërë një destinacion turistik, e bëjnë mjaft atraktiv” – thotë Neritan Alku, përfaqësues i Dhomës Italo-Shqiptare të biznesit
Ndërsa po bëhen përpjekje për të nxitur investimet e huaja dhe përmirësuar klimën e biznesit, Italia do të ndihmojë bizneset shqiptare që të bëhen gati për të konkurruar me tregun e Bashkimit Evropian. Në dispozicion është një fond prej 30 milionë eurosh, ku secila sipërmarrje mund të aplikojë për financim deri në 500 mijë euro me norma të ulëta interesi.
“Te pjesa e inovacionit dhe energjia e rinovueshme, ka shumë interes. Shkëmbimet tregatre janë në rritje mes 2 vendeve. Interesi është në rritje i investimeve italiane, madje po shohim se po shtrihet edhe në jug e veri të Shqipërisë” – shton Alku.
Perspektivat për sipërmarrësit italianë, sjell nevojën dhe domosdoshmërinë e koordinimit në zgjedhjet e sektorëve strategjikë për t’u fokusuar. Në madatin e ri qeverisës, është shprehur angazhimi për të thjeshtuar rregullat dhe procedurat për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime edhe me synimin për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku Italia është një nga mbështetetëset kryesore të këtij procesi.