Ballina Kronika Transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen nëpër qytet, arrestohet 41-vjeçari

Transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen nëpër qytet, arrestohet 41-vjeçari

81
0

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Vlorës njofton se 41-vjeçari u kap teksa po transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.

Njoftimi

DVP Vlorë- Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një 41-vjeçar, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës.

Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, me ndërhyrjen e menjëhershme të Forcës së Posaçme Shqiponja, organizuan dhe finalizuan goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• E. V., 41 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Hyundai”, me drejtues këtë shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, të ndara në 4 ambalazhime plastike.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.