Nga Sidi Hasanaj
Nëse dikush kishte akoma iluzionin se Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, është një forcë opozitare e pastër, mjafton të shohë videon ekskluzive që u publijua sot ekskluzivisht në Alfapres.al.
Deputeti i PD, Arjan Ndoja, duke darkuar ngrohtësisht me Olsi Ramën dhe me Troplinët, specifikisht me Evis Doçin (Visi Pojës që përmend Berisha) dhe familjarë të tjerë të tyre!
Ky imazh është simboli i Shqipërisë politike sot, është zbardhja e maskaradës së zgjedhjeve të 11Majit, është ingranzhi më i qartë i mekanizmit të lidhjes simbiotike politikë-krim-drejtësi,si dhe ku opozita dhe pushteti nuk ndahen më nga ide, por bashkohen nga tavolinat e errëta dhe interesat më të ndyra dhe meskine të përbashkëta!
PD dhe Sali Berisha, të cilët prej vitesh predikojnë “luftë ndaj krimit dhe qeverisë së lidhur me mafian”, gjendet sot me njerëzit e saj në krah të vëllait të kryeministrit dhe të një klani që SPAK dhe Antimafia italiane e kanë vendosur nën lupë, si një nga organizatat më të fuqishme të kokainës.
Ironia është therrëse, mizorisht sarkastike:
Berisha që sulmon Altin Dumanin si “Altin Troplini” , qenka Sali Troplini… dhe ata politikej që i shkojnë nga pas, që flasin për drejtësi dhe moral politik, shfaqen vetë në skena që të kujtojnë filmat mafiozë të viteve ’90.
Kjo shpjegon përse Berisha nuk i përmendi asnjë çast të vetëm “Troplinët” para humbjes të 11Majit, asnjë çast gjatë fushatës, asnjë ditë para humbjes… “Troplini” ishte emër i pa bëlbëzuar kurrë nga Berisha!
Kjo shpjegon përse Arjan Ndoja, edhe pse i shkarkuar nga Vetingu për mos justifikim pasurie dhe lidhje me krimin, mori një numër rekord votash në Durrës. Qytetarët nga njëra anë kërkojnë drejtësi dhe mbështesin SPAK, e nga ana tjetër votojnë të përjashtuarit e Drejtësisë?! Nuk bënte sens… por Arjan Ndoja dhe Sali Berisha, me sa duket e kanë pasur gjeneratorin e votave në Durrës: Troplinët!
Një teatër i pështirë, që po vret politikën dhe qytetarinë e Shqipërisë çdo ditë:
Sali Troplini që “bën sikur sulmon” Troplinët, vetëm pasi ndaj tyre veproi drejtësia, pra kur dëmi ju ishte bërë dhe ai thjeshtë e politizonte çështjen!
Sali Berisha ose Troplin Berisha që e di se në ç’hotel të Dubait fshihet koka e Troplinëve, nuk e dika që deputeti i tij Arjan Ndoja ulet në sofër me ta?! Jam kurioz të di, nëse ka “naivë” të tillë që e pranojnë këtë!
Kjo shpjegon se përse në një qytet si Durrësi, Berisha do duhej të kandidonte një person të lidhur me krimin si Arjan Ndoja, dhe të bënte çdo tentative që ti rrëmbente mandatin një të riu si Aulon Kalaja, një vajze si Andia Ulliri…. Vetëm e vetëm që përfaqësuesi i Troplinëve të bëhej deputet i tij!
Kjo lidhje e pështirë është produkt i një kulture politike të sëmurë që Berisha e ka instaluar prej dekadash: Një opozitë që e sheh pushtetin jo si mision, por si mall për pazare; një parti që predikon me zë të lartë kundër krimit, ndërsa vetë është brenda tij, është një nga brinjët e “Trekëndëshit të Bermudës”!
Si mund ta marrë seriozisht dikush Berishën sot si Opozitar, kur njerëzit e tij ndajnë bukë me vëllain e Ramës? Ku mbaron opozita dhe ku fillon pushteti?!
Përgjigjja është e thjeshtë: nuk ka më asnjë vijë ndarëse.
Videoja e Olsit, Ndojës dhe Troplinëve është vula e fundit mbi varrin e PD-së. Një parti që nuk është më opozitë, por një shfaqje e zhurmshme, një teatër ku Berisha bën rolin e luftëtarit, ndërsa prapa skenës gjithçka negociohet, ndahet dhe shitet. Dhe shqiptarët, për fat të keq, paguajnë biletën.
Ndërkohë që Kryeministri Rama do justifikohet me piruetën se, “vëllai im u takua me biznesmen që nuk ishin akuzuat nga drejtësia atë periudhë”, (justifikim i nivelit më të ulët, të jeni të sigurtë që PD do gjej dhe një justifikim më qesharak), ama ata po qeshin në fakt me demokratët, me opozitarët që do rrinë 16 vite të paktën në opozitë dhe nën sundimin e Ramës, Ndojit, Berishës dhe tjerëve!