Ballina Kosovë Vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërron jetë e dënuara 33-vjeçare, ja...

Vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërron jetë e dënuara 33-vjeçare, ja për çfarë akuzohej

45
0

Një e dënuar 33-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për Afërdita Leke Hajdarkola, 33 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë.

Mësohet se 33-vjeçarja ishte akomoduar fillimisht në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më 20 prill 2020, dhe më pas u transferua në Qendrën Spitalore të Burgjeve më 15 tetor të po atij viti.

Hajdarkola ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e djeshme ajo është shtruar në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rënduar, me acidozë metabolike dhe hipotension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet janë vënë në dijeni dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.