Ballina Lifestyle A ishte e planifikuar? Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur trondit...

A ishte e planifikuar? Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur trondit botën e muzikës

88
0

Bota e muzikës indiane është tronditur nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur Zubeen Garg, i cili ndërroi jetë në Singapor. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një vdekje natyrale, por së fundmi autoritetet në Assam kanë hapur një hetim të gjerë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje.

Sipas Times of India, Departamenti i Hetimeve Kriminale (CID) ka nisur një hetim në shkallë të plotë. Janë ngritur dyshime të forta pasi ndaj rastit janë regjistruar mbi 55 kallëzime penale (FIRs) dhe katër persona janë identifikuar si të dyshuar. Për më tepër, autoritetet kanë urdhëruar një autopsi të dytë, për të sqaruar çdo paqartësi që lidhet me shkaqet e vdekjes së artistit.

Në këtë mes, një video e publikuar së fundmi nga News18 ka shtuar edhe më shumë mister. Në pamje shihet Garg i lodhur, duke u përpjekur të notojë, ndërsa duket qartë se ai po humbte forcat. Fansat kanë shpërthyer me kritika në rrjete sociale duke pyetur:

“Pse askush nuk e ndihmoi?”. Kjo ka rritur zemërimin publik dhe ka shtuar aludimet për neglizhencë apo edhe një komplot të qëllimshëm.