Ballina Politika Avokati Daci: Shkarkimi i Veliajt në shkelje të ligjit dhe me prapavijë...

Avokati Daci: Shkarkimi i Veliajt në shkelje të ligjit dhe me prapavijë politike

0
31

Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ngjallur debat në emisionin e ri “Trialog” në RTSH 1, nën moderimin e Alba Alishanit, ku avokati Jordan Daci, i ftuar në një lidhje direkte, e cilësoi këtë akt si shkelje të ligjit dhe me motivacion të pastër politik.

Sipas Daci-t, nuk plotësohen kërkesat ligjore për shkarkimin e Veliajt, pasi mungesa e tij është e justifikuar nga arrestimi, dhe jo nga vullneti i tij. “Mund të ishte dhe 3 muaj i sëmurë. Standardi kushtetues është i njëjtë për të gjithë dhe jo sipas madhësive të bashkive,” tha ai.

“Mungesa e tij është e justifikuar dhe nuk është se ai po mungon nga dëshira. Mund të ishte dhe 3 muaj i sëmurë. Standardi kushtetues është i njëjtë për të gjithë dhe jo sipas madhësive të bashkive. Kryebashkiaku madje ka më vlerë në vota se një deputetet. Karta e autonomisë lokale e shkëput bashkinë nga pushteti ekzekutiv. Bazuar në këtë precedent mund të shkarkohen shumë persona me mandat dhe të zgjedhur.”, tha Daci.

Daci paralajmëroi se ky vendim mund të krijojë një precedent të rrezikshëm.

“Bazuar në këtë precedent mund të shkarkohen shumë persona me mandat dhe të zgjedhur,” u shpreh avokati, duke shtuar se vendimmarrja është “politike fund e krye” dhe ka një “agjendë politike të pastër.”

Ai vuri në dukje se nëse shkarkimi do të ishte vërtet urgjent, do të ishte bërë më herët. Daci nënvizoi se, ndonëse ka pasur raste të tjera ku pozita dhe opozita kanë bashkuar votat, asnjë rast nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendje si ai i Veliajt.