Ballina Opinion Disa fakte për debatin në studion e Klanit

Disa fakte për debatin në studion e Klanit

25
0

Nga Evi Kokalari

Më duhet të them dy fjalë për debatin në Opinion dhe projektligjin që do të mbrojë gjini jo-ekzistuese por të krijuara nga agjenxha globaliste dhe duke u fshehur mbas të drejtave, jo më të individit, por të gjëndjes së tyre emocionale (tallje masive)

Në radhë të parë, Albana Osmani i ha për mëngjes në këto debate individe si Xheni Karaj & Altin Azizaj, apo dhe atë tjetrën që faktin që nuk ishte lesbike, e konsideronte fatkeqësi. Në fakt, fatkëqesia e vetme ishte ajo rrjedhje mendimi që artikuloi përpara kameras. Qartazi Albana fitoi debatin dje, si jë burrneshë e kohës moderne, paçka që Karaj donte ta denigronte dhe fenomenin historik të burrneshave shqiptare.

Më bën çudi që ky projekt ligj po shtyhet në parlament në një kohë që në SHBA, LGB do ndarje totale nga TQ, (pra jo më LGBTQ) sepse tre të parat (LGB) janë thjeshtë orientim seksual, dhe të tjerat jane indoktrinim globalist që kanë për detyrë degjenerimin e shoqërisë civile, ndërkohë që ky koncept bie në kundërshtim me shkencën dhe Zotin.

Shkenca është shumë e saktë kur flitet për gjinitë. Por e tillë është dhe fjala e Zotit.

Genesis, libri i parë i Testamentit të Vjetër, i dokumentuar nga Moses, diku në vitet 1440-1400 p.e.s, (para erës tonë) e thekson qartë që:

“Kështu Perëndia krijoi njerëzimin sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë ai i krijoi ata; mashkull dhe femër” – Genesis 1:27

Tashti më thoni kush mund të dojë ta shkatërroj këtë koncept të mirë përcaktuar për gati 3,460 vjet dhe që po për aq kohë ka funksionuar pa asnjë keqkuptim apo dyshim se mund të kishte gjini të tjera për veç këtyre të dyjave?

DJALLI – ja kush do ta shkatërroj imazhin e njeriut.

Mesa duket parmbrëmë, djalli u përçua midis figurave si Xheni Karajn dhe Altin Azizajn, që j’u bënin shpëlarje truri shqiptarëve, a thua se ky popull nuk ka boll probleme.

Sigurisht, Azizaj do thotë se po diskriminoj ndaj transgjinorëve apo homoseksualeve dhe vetëm dy fjalë kam për të – ka të drejtë – po diskriminoj dhe do vazhdoj ta bëj derisa ju, të OJQ-ve & LGBTQ të dilni fare nga skena në Shqipëri. Dhe këtu se kam fjalën për homoseksualet, sepse orientimi seksual i askujt nuk më intereson fare, për sa kohë e mbani në shtëpitë tuaja dhe nuk kërkoni me dhunë të uleni në shtëpinë time e të bëni ligjin.

Në momentin që fut hundët në shtëpinë time, është ‘fair game’ që do të thotë, do marrësh përgjigjen që meriton dhe personalisht, e kam në agjexhdë mbylljen e OJQ-ve dhe organizatave tuaja kur të jem në pushtet.

Gjithsesi, Altin Azizajt, i tërheq vëmëndjen dhe i kërkoj të bëj shumë kujdes kur sulmon fondacionin ‘You are a Sunflower’ e Albana Osmanit, sepse jam dhe kam qënë anëtare e bordit për shtatë vitet e fundit.

E kuptoj që Azizaj e përdori thjeshtë si sulm kundrejt Albanës sepse nuk ja dilte dot me fakte dhe llogjikë, por personalisht jam investuar emocionalisht në atë fondacion, dhe nëse Altin Azizaj do debat publik mbi punën që ka bërë fondacioni i Albana Osmanit apo ato të tijat, jam gati ta bëj deri në pikën që Azizaj do ekspozohet totalisht.

Por më lejoni ta prek tanget këtë debat këtu në FB dhe të bëj një krahasim të shkurtër.

Në radhë të parë fondacioni ‘You are a sunflower’ nuk ka marrë kurrë fonde nga organizatat globaliste, por ka qënë puna e Albana Osmanit që ndërtoi një sistem ku shiteshin bluza e lulediellit dhe ato para shkonin për të blerë aparatura, të mëdha apo të vogla, që duheshin në spitalet që merreshim me fëmijët me kancer.

Altin Azizaj është i pafytyrë kur thotë se ka folur me mjek për këtë dhe se Albana Osmani s’ka bërë asgjë. Në fakt, Azizaj të thotë emrin e mjekut publikisht se dua te flas dhe unë me të, ndryshe ka nisur një betejë që do ta fundos.

Nuk di t’ju shpjegoj sa e vështirë është të shesësh bluza 20€ për të mbledhur 60,000€ që mund të bënte një aparaturë e përdorur por që mbushte një boshllëk të madh në spitale e fëmijëve me kancer që qeveria i ka lënë mbas dore.

Por ti kthehemi fondacioneve dhe organizatave të Altin Azizajt, që financohen/shin nga globalistët, dhe në kontrast total me misionin tonë, shtynin…(wait for it)…

…edukimin homoseksual në gjimnaze, pra tek fëmijët që janë akoma minoren.

Sikur kjo mos të mjaftonte, shumë vite më parë, pikërisht Azizaj hapi qëndrën ‘Alo 116’, që kishte për detyrë të ofronte një linjë për fëmijët e abuzuar e të bullizuar, ku ata mund të telefononin apo për kontakte të mëtejshme që akoma nuk dihen. Dhe ky fondacion i financuar nga globalistet.

Kam kohë që kam vënë jo pak vëmëndje tek ‘Alo 116’ dhe pse jo publikisht, për vetë faktin që abuzimet kryesore dhe më dëmtuese të fëmijëve janë ato seksuale dhe numri më i madh i këtyre abuzimeve në SHBA vijnë nga çiftet homoseksuale.

A nuk është Altin pjesë e këtij grupi, dhe për më tepër fakti që ky donte vite më parë të shtynte ‘edukimin’ homoseksual tek minorevet e gjimnazeve? Dhe pikërisht kjo ngre shumë pikepyetje. Sigurisht kjo nuk është akuzë, por ngritje alarmi e bazuar në faktin për çfarë ka ndodhur në SHBA.

Pikërisht, ky është ndryshimi midis ju të LGBTQ dhe OJQ-ve, dhe ne, njerëzëve që besojmë në Zot dhe shkencë.

Thjeshtë për ta përmbledhur krahasimin me një fjali:

Fondacioni i Albana Osmanit ‘You Are a Sunflower’, nuk kishte lidhje me fonde globalistësh dhe ndihmonte fëmijët me kancer.

Fondacionet e Altin Azizajt dhe Xheni Karajt funksionojnë me fonde globalistësh dhe duan infektimin dhe indoktrinimin e fëmijëve tanë dhe shoqërisë civile në përgjithësi.

Qartazi, jemi vite dritë larg nga njëri tjetri, nga pikëpamja morale por dhe shkencore.

Ajo që po shtyni ju është një axhendë për t’i dhënë jetë transgjinorëve në Shqipëri, dhe pse tashmë është fillimi dhe mbuloheni mbas ligjeve që mbrokërkan anën emocionale të të çmëndurëve!!

Gjithsesi vlen ta mbyll këtë post me një ripostim që Elon Musk bëri pikërisht sot, ku tregon se në SHBA, krimet seksuale nuk kryen më së shumti nga gratë apo burrat, por nga trasngjinorët, dhe me këtë në mëndje, sërisht, kur në KONSERVATORËT të jemi në pushtet, OJQ-të tuaja do investigohen, mbyllen dhe nëse ka pasur abuzime ndaj fëmijëve apo dhe shoqërisë në përgjithësi, ju do ballafaqoheni me një drejtësi të reformuar sipas standarteve perëndimore.