Ballina Politika E futi vetë në burg/ Rama për Veliajn: E shkarkova se ngeli...

E futi vetë në burg/ Rama për Veliajn: E shkarkova se ngeli në burg, nuk vinte në punë

25
0

Duke folur nga selia e PS në një takim me ministrat dhe deputetët socialistë Rama tha se shkarkimi i Veliajt nga kreu i bashkisë, ishte hap i debatueshëm, por idetyrueshëm për fatin e qytetarëve të Tiranës.

Rama: Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm në raport me Veliajn, por të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqytetit të shqipërisë. Këshilli bashkiak shkarkoi dje për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe llomotitut shumë gjëra lidhur me këtë hap por s’ja vlen të merremi as me ata që i ka rënë Diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit pasi i ndalohet tja paraqisë programin Kuvendit me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe brrylave në sallën e Kuvendit.
Dhe as ata që 3 herë rresht nuk e mundën dot Erionin me luftën e tyre patologjike, kandidaturat e tyre politike dhe me karrikaturat e tyre mediatike që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime ndaj një kundërshtari  të lidhur duar e këmbë.

Megjithatë gjyqi i tyre prej tellallesh prej të tezgave të pazarit mediatic e të pasqyrave të gjykatave sociale është një temë tjetër ashtu sikundër është temë tjetër çekuilibri i peshores së drejtësisë në rastin e kryetarit të bashkisë.