Ballina Politika Ironia e Korreshit, merr me vete burrin e “Diellës” në Kuvend dhe...

Ironia e Korreshit, merr me vete burrin e “Diellës” në Kuvend dhe i kërkon dorën Ramës për ministren Diella. Nuk dihet kush do jetë baxhanaku!

20
0

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u paraqitur sot në seancën plenare në Kuvend. Në oborrin e godinës ai u tregoi gazetarëve se kishte me vete një tru kompjuteri të cilit i kishte vendosur një kollare dhe duke e prezantuar si bashkëshortin e ministres Diella.

Korreshi kishte sjellë edhe një “dhuratë” për të kërkuar “dorën” e ministres së veçantë të kabinetit “Rama4”.

Është bashkëshorti i Diellës. Emrin e ka Diell, Dell për Diell. Meqë ka 15 vite që nuk funksionon ta provojmë me Diellën një herë. Kam ardhur me pajë me vete që të kërkojmë dorën e Diellës Është bllok bateria që Diella të mos vijë vërdallë kot por ta ketë me vete”, tha ai.