Ballina Kronika Operacion anti drogë Shqipëri-Itali/ Lëshohen 12 urdhra arreste, pranga një 41-vjeçari

Operacion anti drogë Shqipëri-Itali/ Lëshohen 12 urdhra arreste, pranga një 41-vjeçari

77
0

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin anti drogë të koduar “Fingerprint”, si rezultat i bashkëpunimit disamujor ndërmjet Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrës së Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri.

Operacioni u shtri në të dyja shtetet, për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane, të pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.

Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.

Në Fier u arrestua 41-vjeçari Edi Hoxha alias Edison Hoxha, i cili koordinoi veprimtarinë kriminale të organizatës.

Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 41-vjeçarit, në Itali.