Ballina Aktualitet Pjeshkë dhe rrush me pesticide nga Greqia dhe Italia, AKU: Bllokuam tre...

Pjeshkë dhe rrush me pesticide nga Greqia dhe Italia, AKU: Bllokuam tre ngarkesa

98
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se vetëm në këtë muaj ka bllokuar tre ngarkesa me pjeshkë dhe rrush, nga Greqia dhe pasi janë konstatuar se ishin me pesticide. AKU njofton se pas kontrolleve është konstatuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut.

Njoftimi i AKU: 

Tre ngarkesa me pesticide nga Greqia kane hyre ne shqiperi vetem kete muaj, me rrush e pjeshke me nivel pesticidesh me te larte se norma.

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë  mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti “rrush i kuq francez” i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: rrush i kuq francez

Vendi i origjinës: Greqi

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin.

AKU ka kryer edhe për këtë rast njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF.

Njoftim për konsumatorin nga RASFF

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: Fruta – perime

Emri i produktit: Rrush tavoline (varieteti Red Globe)

Vendi Origjinës: Italia

AKU pas verifikimit të kryer, ka bllokuar në subjekt të gjithë sasinë e importuar, duke mos e lejuar shpërndarjen në treg, deri në procesin e asgjësimit të tij.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.