Ballina Opinion Videoja Ndoja-Rama-Troplinët/ Sidi Hasanaj: Pyetje publike për gazetarët, mediat, por edhe PD...

Videoja Ndoja-Rama-Troplinët/ Sidi Hasanaj: Pyetje publike për gazetarët, mediat, por edhe PD e drejtuesit e saj

318
0

Nga Sidi Hasanaj

1) PD bashkë me Arjan Ndojën, (Olsi Rama “çuditërisht” nuk është prononcuar), pretendojnë se video është xhiruar nga një drekë organizuar nga Kastrati; përse Shefqet Kastrati nuk e ka pranuar këtë aludim? Po sikur gazetarët të pyesin Kastratin, nëse është e vërtetë ky version?

Në fakt nga një bisedë telefonike që dy gazetarë me kurajo kanë bërë mbrëmë me përfaqësues të Kastratit, ata kanë MOHUAR që kjo është e vërtetë!

Po, Kastrati ka drekuar në 2021 me Ndojën por aspak në këtë video, me këta eksponentë të Krimit!

2) Ndoja pretendon se personi në krah të majtë të Olsi Ramës është një shtetas me emrin “Ardit Raines”. A egziston vërtet një person me këtë emër? Kush është? Ku jeton? Çfarë kombësie ka? Mund të na nxjerrë deputeti një fotografi të tij që ta krahasojmë me personin në video në krah të Olsi Ramës?

Nga çdo kërkim në internet del që nuk egziston askush me këtë emër!

3) Personi në foton e vetme bardh e zi që media disponon nga dosja e Antimafies italiane, është nipi i Xhevdet Troplinit, Elvis Doçi që Berisha e përmend sa herë del. A është i njëjti ky person me personin që është në krahë të majtë të Ols Ramës? Gjithashtu Ndoja thotë se personi në fjalë nuk është Ervis Doçi, por nuk na thotë nëse ka apo jo persona të tjerë nga organizata “Troplinët” në atë “mbledhje” me rapsodë. Dhe meqenëse përmend shumë emra shoqërorë, (Shumica nuk janë në videon e publikuar nga Alfapress), si quhen 3 rapsodët, se ndoshta del ndonjë gazetar kurajoz dhe ju merr dëshmi?

4) Jeni të sigurtë që në video nuk ka të paktën edhe dy Troplinë të tjerë të akuzuar nga drejtësia për trafik lëndësh narkotike?
5) Gazetarët dhe kushdo e kanë të lehtë të gjejnë foto të Olsi Ramës dhe Arjan Ndojit të vitit 2021 dhe të bëjnë krahasimin me pamjet aktuale.
Në fakt ky është një mashtrim i madh që PD, Sali Troplini dhe Ndoja po i bëjnë opinionit publik. Nuk po flasim pastaj për miqësinë e vëllait të kryeministrit të Shqipërisë me një ish-prukroror, sot deputet i Familjes Berisha, të cilit vetëm 2 vite më parë, 2019, (edhe sikur dreka me rapsodë të jetë e 2021 dhe pa Troplinët), i bëri atentat një nga grupet e fuqishme të Durrësit, pasi konsiderohej si ushtar i rivalëve.