Ballina Kronika Aksident tragjik në Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

Aksident tragjik në Peqin–Elbasan, humb jetën punonjësi i pastrimit

15
0

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Një furgon është përplasur me një automjet pastrimi, duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të kompanisë së pastrimit.

Viktima është identifikuar si Bedri Dedaj, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e ngjarjes. Përplasja ka qenë e fortë dhe Dedaj ka ndërruar jetë në vend. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.