Deputeti socialist Erion Braçe thotë se Parlamenti duhet të fillojë nga puna dhe të jetë funksional.
“Parlamenti duhet te filloje pune me ne fuund!
Komisionet te nisin punen;
Komisioni per ekonomine, financat e punesimin, ka nje mal me detyrime ligjore qe duhet te permbushen tani;
Ështe shume vone!
Banka e Shqiperise, Kontrolli i Larte i Shtetit, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrences-keto se pari, duhet te raportojne per punen e vitit 2024, permbushejen e detyrave te lena;
Komisioni i Ekonomise qe eshte pergjegjes per to duhet te marre sa me pare ne shqyrtim e analize punen e tyre edhe ne raport me njerezit;
Imagjinoni, per pak dite jemi ne tetor-d.m.th po mbyllet dhe ky vit, nderkohe qe duhet te analizojme punen e vitit qe shkoi!
Eshte shume vooone”, shkruan ai.