Policia Kufitare Shëngjin ka arrestuar katër shtetas gjermanë, pasi posedonin kanabis në makinën e tyre, me qëllim shitjen në doza.
“Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.
Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.