Ballina Politika Kodi i ri Penal, Gonzato takon Lamallarin: Shqipëria duhet t’a përafrojë me...

Kodi i ri Penal, Gonzato takon Lamallarin: Shqipëria duhet t’a përafrojë me standardet dhe legjislacionin e BE-së

39
0

Në agjendën e takimeve me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, u takua sot dhe me ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në këtë takim, BE-ja shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë për forcimin e institucioneve, ofrimin e ekspertizës dhe nxitjen e llogaridhënies dhe efikasitetit.

Ambasadori i BE-së foli dhe pë disa prej dispozitave në Kodin Penal, për përafrimin e tij me standardet evropiane, si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.

“Shqipëria pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal, për t’i përafruar ato me standardet evropiane dhe me legjislacionin e BE-së. Prioritet duhet t’u jepet ndryshimeve të nevojshme për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme, që janë pjesë e Grupkapitullit të parë të negociatave”, shkruan Gonzato.

Gonzato theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të plotë të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016, duke respektuar arkitekturën e saj aktuale, si dhe domosdoshmërinë për të arritur një ekuilibër të drejtë mes pavarësisë dhe llogaridhënies.