Ballina Kosovë Kurti zhvillon takim me kongresmenin republikan në SHBA, ja për çfarë diskutuan

Kurti zhvillon takim me kongresmenin republikan në SHBA, ja për çfarë diskutuan

30
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij në SHBA dhe po zhvillon takim me kongresmenin republikan Keith Self.

Takimi që u zhvillua në ambjentet e konsullatës së Kosovës në New York, sipas burimeve u diskutua për marrëdhëniet Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për rolin e diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Kurti e informoi kongresmenin për investimet në kapacitetet profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë pajisjet dhe armatimin e siguruar nga ShBA si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mbrojtje.

Ai përmendi gjithashtu vendimin e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta nga ShBA-të, heqjen e tarifës doganore për produktet me origjinë amerikane, si dhe vazhdimin e programit MCC Compact për Kosovën nga administrata e re amerikane.

Në takim u theksua rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA, e cila kontribuon jo vetëm në mbajtjen e lidhjeve të forta ndërmjet dy vendeve, por edhe në nxitjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Kurti e ftoi Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen e tij publike në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe strukturat e tjera euroatlantike.

Ai shprehu në emër të institucioneve të Kosovës për të avancuar më tej bashkëpunimin me Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë për interesat e përbashkëta midis dy vendeve.

Kurti ndodhet në New York për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.