Ballina Aktualitet Kush është njeriu i afërt i Erion Isait, me të cilin vidhte...

Kush është njeriu i afërt i Erion Isait, me të cilin vidhte tenderët e Bashkisë Kolonjë?!

51
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e kryebashkiakut socialist të Kolonjës, Erion Isai, i cili u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. SPAK po e heton Isain për 4 tender abuziv, duke shpërdoruar detyrën.

Gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj, raporton se dy prej tyre janë mbi një kallëzim të avokatit, Esmerald Xhafa dhe një tjetër për rehabilitimin e një rrjeti ujësjellësi. Sipas organit hetues personi kyç në prokurorimet publike në Bashkinë e Kolonjës është Entela Çano.

Kjo e fundit me dyshime se duke pasur lidhje të afërta me kryebashkiakun Erion Isai ka përfituar tendera. Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Dritan Prençi, Çano kishte fituar një tender publik e po ashtu ka fituar edhe të drejtën e mbikëqyrjes së punimeve, që dukshëm është në konflikt interesi.

Për këtë arsye ajo është marrë e pandehur për falsifikim të dokumenteve. Entela Çano rezulton se është administratore dhe pronare e kompanisë supervizore A&A ENGINEERING sh.p.k, Çano ishte edhe mbikëqyrëse e punimeve të rrugës ‘Korçë-Ersekë”, pra që do të garantonte cilësinë e punimeve, e ndërsa firma A.N.K, është në pronësi të Agim Kolës i vëllai i ish-deputetit Ndue Kola.