Ballina Politika Tjetër “dezertim” nga opozita, ish-deputetja e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme

Tjetër “dezertim” nga opozita, ish-deputetja e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme

37
0

Vijon dezertimi nga radhët e opozitës për t’iu bashkuar qeverisë. Kësaj radhë është ish-deputetja e LSI, Silva Caka e cila me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar në detyrën e zëvendës ministres së Punëve të Brendshme dikaster që drejtohet nga Albana Koçiu.

Caka ishte anëtare e Këshillit Bashkiak nën siglën e Partisë së Lirisë.

Ajo është emri i radhës që Rama peshkon në radhët e partisë që drejtohet nga ish-presidenti Meta. Më herët, Rama ka kapur nga kjo forcë politike, Indrit Brahimllarin, ndërsa duket i hapur për të peshkuar të tjerë emra nga opozita.

Të njëjtën gjë bëri edhe me ish-përfaqësues të PD. Kujtojmë, Zamira Sina e cila ka qenë një aktiviste e PD që spikati në çadrën në Bulevard në vitin 2017, në zgjedhjet e 11 majit kandidoi në listat e PS dhe u zgjodh deputete. Një emër tjetër ishte edhe ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i cili kandidoi për socialistët në 11 maj në listën e hapur në qarkun e Kukësit, por që nuk arriti të siguronte mandatin.

Gjithashtu edhe ish-kryetari e degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj e ka emëruar drejtor Kadastre në këtë qytet.