Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Poliçan–Berat, në vendin e njohur si Ura e Vodicës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në vendngjarje vetë drejtuesi i automjetit, ndërsa dy pasagjerët, shtetasit A. E., 36 vjeç dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.