Ballina Sport Europa League/ Panathinaikos merr kreun, Aston Villa mposht 1-0 Bolognan! Tri pikë...

Europa League/ Panathinaikos merr kreun, Aston Villa mposht 1-0 Bolognan! Tri pikë për Lyonin dhe Porton

35
0

Turneu i dytë më i rëndësishëm për klube në Evropë, Europa League mbylli të enjten raundin e parë për fazën e ligës. Tri pikë siguruan skuadra si Lille, Aston Villa, Porto, Stuttgart dhe Lyon. Ndërkohë Panathinaikos fitoi 1-4 në Zvicër kundër Young Boys dhe merr kreun e Europa League.

Në “Villa Park”, vendasit e Aston Villas fituan 1-0 kundër Bolognas. Një gol i McGinn në minutën e 13-të vendosi ndeshjen.

Në Bern, Young Boys humbi 1-4 kundër Panathinaikos. Grekët shënuan me Suiderski dhe tripletën e Zaroury për të marrë kreun e Europa League. Në Holandë, Lyon fitoi 0-1 kundër vendasve të Utrecht.