Ballina Bota Furtunë në SHBA/ Ngrihet padi ndaj ish-shefit të McGonigal, ja si e...

Furtunë në SHBA/ Ngrihet padi ndaj ish-shefit të McGonigal, ja si e lavdëronte miku i Ramës kur u shkarkua nga Trump

9
0

Kryelajm jo vetëm në mediat amerikane, por edhe në ato botërore orët e fundit është ngritja e padive ndaj ish-drejtorit të FBI-së në SHBA, James Comey.

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u padit nga një juri e madhe për dy akuza, deklarata të rreme të dyshuara brenda juridiksionit të degës legjislative dhe pengim të procedurave të Kongresit.

Comey thuhet se do të dorëzohet të premten dhe paraqitja e tij në gjykatë është caktuar për orën 10:00 të mëngjesit më 9 tetor.

“Askush nuk është mbi ligjin”, tha Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi në X. Në aktakuzë thuhet se Comey pengoi një hetim të Kongresit.

“DREJTËSI NË AMERIKË!” postoi Donald Trump në llogarinë e tij Truth Social. “Një nga qeniet njerëzore më të këqija, me të cilat ky vend është ekspozuar ndonjëherë, është James Comey, ish-kreu i korruptuar i FBI-së. Sot ai u padit nga një juri e madhe për dy akuza për krime të ndryshme”.

“Ai ka qenë kaq i keq për vendin tonë, për kaq kohë, dhe tani është fillimi i mbajtjes përgjegjësi për krimet e tij kundër kombit tonë. BËJENI AMERIKËN TË MADHE PËRSËRI!”

Në vitin 2016, Comey hapi një hetim për të zbuluar nëse Rusia kishte ndikuar në zgjedhjen e Donald Trump. Ky hetim u zbulua se ishte një manovër politike.

Jo vetëm kaq, por Comey emëroi në postin e rëndësishëm të shefit të kundërzbulimit në Nju Jork një nga njerëzit më të përfolur në botë për momentin.

Bëhet fjalë për Charles McGonigal, i cili mbikëqyri një seri hetimesh të rëndësishme gjatë kohës që ishte në detyrë.

Por më vonë u zbulua se ai jo vetëm ishte korruptuar nga persona të huaj, duke përfshirë këtu kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe se kishte tradhtuar vendin e tij për llogari të vendeve të tjera si Kina.

Ngritja e padive ndaj Comey është e rëndësishme për shkak se ai dhe McGonigal kanë qenë të lidhur dhe pjesë integrale e hetimeve që më shumë kishin për qëllim që të hidhnin baltë mbi Donald Trump.

Ndërkohë, kur Comey u shkarkua në vitin 2017 nga Donald Trump, McGonigal reagoi me zemërim.

“James Comey është shkarkuar zyrtarisht”, tha Charles McGonigal gjatë një forumi. Ai foli së bashku me William Evanina, drejtor i Qendrës së Kundërzbulimit dhe Sigurisë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Politikës së Jashtme.

“Të dy mendojmë se drejtori Comey ishte ndoshta një nga udhëheqësit më të dashur që kemi pasur në një numër vitesh duke komanduar një rol udhëheqës në FBI”, tha McGonigal. “Mendoj se shumë prej nesh, që u nominuan për pozicione udhëheqëse prej tij, do ta vlerësojmë gjithmonë në respekt ndërsa përparojmë në karrierën tonë në FBI”.