Ballina Politika ‘Mafia shqiptare, organizatë terroriste’, reagon Tirana zyrtare: Si qëndron e vërteta për...

‘Mafia shqiptare, organizatë terroriste’, reagon Tirana zyrtare: Si qëndron e vërteta për deklaratën e ministres ekuadoriane

11
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ndaj disa raportimeve mediatike që pretendojnë se Ekuadori ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste.

Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta, duke sqaruar se në fjalimin e ministrja e Jashtme e Ekuadorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë përmendje të shqiptarëve apo të ndonjë grupi me lidhje me Shqipërinë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur keqinformimin e disa mediave online gjatë ditës së sotme, mbi faktin plotësisht të pavërtetë të përmendjes së Shqipërisë apo shqiptarëve, në fjalën kombëtare të Ekuadorit, nga Ministrja e Jashtme e Ekuadorit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ky është një fakt tërësisht i sajuar, pa asnjë vërtetësi, pasi as Shqipëria dhe as shqiptarët nuk përmenden në këtë fjalim, i cili është publik, i aksesueshëm në faqen zyrtare të OKB-së.

Fjala e ministres mund të lexohet nga çdokush që nuk përpiqet të keqpërdorë këto forume të larta ndërkombëtare duke sajuar fakte të paqëna, për të ulur dinjitetin, reputacionin dhe imazhin që Shqipëria ka ndërtuar me sukses në arenën ndërkombëtare”, njofton ministria.