Ballina Lifestyle Miley Cyrus tregon se ruan ende fustanin nga takimi i parë me...

Miley Cyrus tregon se ruan ende fustanin nga takimi i parë me Liam Hemsworth, edhe pse të ndarë!

11
0

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka treguar një detaj të papritur nga jeta e saj personale, duke zbuluar se ende e ruan fustanin që kishte veshur kur takoi për herë të parë ish-bashkëshortin e saj, aktorin australian Liam Hemsworth.

Në një intervistë të fundit me Vogue, ku promovonte një projekt të ri me brendin e kozmetikës Maybelline, ylli i popit foli për lidhjen emocionale që ka me disa prej veshjeve të saj më të rëndësishme. Ajo tregon se ka krijuar një hapësirë personale ku ruan kujtime të veçanta nga faza të ndryshme të jetës, që nga çmime, fustane e deri te letra personale.

“Kam ende fustanin nga takimi ynë i parë. Nuk dua t’i fshij ato kujtime, sepse janë pjesë e imja,” tha Cyrus.

Miley dhe Liam u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit The Last Song. Marrëdhënia e tyre kaloi nëpër disa ndarje dhe ribashkime, për të kulmuar me martesën në vitin 2018. Megjithatë, ata u ndanë pas më pak se një viti, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2019.

Aktualisht, Cyrus është në një lidhje me muzikantin Maxx Morando. Ajo shprehet se pavarësisht ndryshimeve në jetën personale, përpiqet të ruajë me kujdes çdo kujtim që ka pasur vlerë emocionale për të.