Ballina Politika Një javë në karrigen e re. Spiropali “shënon” maratonë takimesh në korridoret...

Një javë në karrigen e re. Spiropali “shënon” maratonë takimesh në korridoret e OKB-së

38
0

Vetëm pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën si Ministre e Jashtme (11 shtator, prezantimi nga Rama dhe më pas 19 shtator betimi), Elisa Spiropali është hedhur me vrull në arenën ndërkombëtare.

Udhëtimi i saj i parë zyrtar: Nju Jorku dhe sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Nga 23 shtatori e deri më sot, Spiropali ka “bombarduar” rrjetet sociale me postime duke lënë përshtypjen e një kalendari të tejmbushur. Por, siç tregojnë fotot, pjesa më e madhe e këtyre takimeve janë shtrëngime duarsh në korridore, buzëqeshje në oborr apo selfie diplomatike, sesa tryeza reale negociatash.

23 shtator – Ministrja e veshur me të bardha nis ditën me një foto nga ballkoni i hotelit, më pas një video nga selia e OKB-së dhe në fund një postim në tryezën e përbashkët.

Një javë në karrigen e re. Spiropali “shënon”

24 shtator – E veshur me të zeza, përkrah presidentit Begaj, del në video në oborrin e OKB-së. Në një tjetër postim shfaqet pranë Begajt teksa dëgjojnë fjalimin e Donald Trump. Pak më vonë, në një tjetër foto, Spiropali shfaqet pa Begajn në krah, duke ndarë imazhe nga takimi rastësor me Zelenskin.

Një javë në karrigen e re. Spiropali “shënon”

25 shtator – Në korridoret e OKB-së, Spiropali është parë duke përshëndetur presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe ministren austriake të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger. Të dyja përshëndetjet meritonin një postim në faqen zyrtare të ministres.
Më vonë, një tjetër postim për Grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Antonio Tajani, ku ishte edhe Roberta Metsola.

Një javë në karrigen e re. Spiropali “shënon”

Një tjetër postim iu kushtua takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e takoi në një tryezë të përbashkët.

Në listë u shtuan edhe një foto me Richard Grenell, si dhe foto nga një konferencë kundër ekstremizmit e organizuar nga Johann Wadephul në krah të ministrave të Jashtëm gjermanë.

Një javë në karrigen e re. Spiropali “shënon”

Takimi i vetëm i vërtetë – Pas gjithë kësaj “maratone” fotosh në oborre e korridore, duket se i vetmi takim real, i ulur në një tryezë pune, ishte ai me homologen kosovare Donika Gërvalla. Të dyja, për koincidencë, të veshura kuq e zi.

Në vetëm disa ditë në Asamblenë Parlamentare të OKB-së, Elisa Spiropali ia ka dalë të promovojë garderobën e saj korridoreve të Asamblesë. Aq sa duhet, në fakt, për të mbushur Facebook dhe Instagramin e propagandës së diplomacisë së vakët shqiptare./vna